Gjatë takimit që zhvilluam me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Besnik Bislimi, pos tjerash biseduam për rolin dhe rëndësinë e sektorit joqeveritar në Luginën e Preshevës, avancimin e të drejtave të njeriut si dhe qasjen pragmatike të shqiptarëve në ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit të tyre.
Z. Bislimi u nda i kënaqur me punën dhe sukseset e arritura nga realizimi projektit “Drejt inkluzionit në praktikat arsimore”.