rreth nesh
ekipa
Organizata funksionin me strukturë pritëse duke u bazuar në statutin dhe vendimine regjistirmit.
Organet menaxhuese dhe drejtuese të organizatës janë: Kuvendi, si organ më I larte që përbëhet nga antarët, këshilli Mbikqyrës dhe këshilli Drejtues.
Këshilli Drejtues organizon punën e organizatës në mes kuvendeve. Kjo structure ka 5 antarë dhe njëri nga këta ka edhe pozitën e koordinatorit apo kryetarit tӕ shoqatës, që prezenton organizatën zyrtarisht ligjerisht.
Koordinatorët
Që nga themelimi në vitin 2008 deri tani, organizata ka kryer disa reformime, transformime, ndryshime, regjistrime e çregjistrime me qëllim përmirsimin dhe ndertimin për efikasiteti.
Përfaqesuesit ligjor të organizatës nga themelimi deri aktualsiht janë:
Skender Selimi
Nerimane Memeti
Shkëlzen Limani
ShKëlzen Limani
Skender Selimi
Nerimane Mehmeti
INMEMORIE
Gjithmonë në mbamendjen tonë.
Në mesin e aktivistëve, vullnetarëve, familjarëve u mbajt mbledhje komemorative në kujtim të aktivistëve dhe kontribuesve të shoqatës tone Besim Bilalli, Nerimane Memeti dhe Sali Rrustemi. Këta njerëz vullnethkur ishin nga themeluesit dhe kontribuesit, lobuesit dhe mbështetësit kryesor të funksonimit të shoqatës Drejtoria për Inkluzionin e personave me aftësi të kufizuara në Preshevë.
Në këtë rast u përmenden disa prej ngjarjeve që kishin të bënin me punën e këtyre personaliteteve me shoqatën si dhe u ndanë mirënjohje (pas vdekjes) për familjarët e tyre.
Shembulli dhe angazhimi i tyre do të mbeten motiv dhe vlerë për shumë prej nesh që do ta vazhdojm rrugën e vullnetarizimit dhe përfshirjen në aktivitetet e shoqëris civile.