Ishin këto fjalët me një qëndrim bindës e dinjitoz që morëm nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Qeverinë e Republikës së Kosovës gjatë pritjes që na bëri në ambientet e ministries në Prishtinë së bashku me zëvendës Ministrin z. Ahmeti dhe shefen e kabinetit.
Ministres Gërvalla i prezentuam veprimtarinë tonë dhe diskutuam për rolin dhe rëndësinë e organizatave joqeveritare në Luginën e Preshevës, gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe mundësitë e mbështetjes konkrete përmes projekteve pragmatike.
Ministrja Gërvalla pas diskutimit me përfaqësuesit e OJQ “Drejtoria për Inkluzion”, shprehu mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë që të adresohen kërkesat tona. Ajo theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura për trajtimin dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të Luginës së Preshevës dhe projektet, të cilat janë në interes e në shërbim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve.
Faleminderim dhe Mirënjohje për ministren dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për angazhimin konkret që po tregon për qutetarët e Luginës së Preshevës.
“Përkushtimi dhe angazhimi kësaj Qeverie do të rriten..”