Aktiviteti realizuar nga OJQ Drejtoria Për Inkluzion Preshevë që u mbajt në sallën Multikulturore të Shtëpia e Kulturës”Abdulla Krashnica” & Teatri i Qytetit Preshevë e karakterit interaktiv, ku në mesin e aktivistëve, profesionistëve, prindërve, vullnetarëve, përfaqesuesve të institucioneve, përfaqesuesve të vetqeverisjes lokale, përfaqesuesve të OJQ-ve dhe të interesuarve të tjerë u debatua për vështiresite, të arriturat dhe sfidat për të ardhmen për përmirsimin e pozitës së personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë.
Fillimisht aktiviteti u nis duke e transmetuar një videomaterjal me njërin nga rastet e suksesshme që ka arritur të integrohet dhe përfshihet në komunitetin ku jeton duke mbaruar nivelet e shkollimit, socializimit, punësimit dhe kujdesjes prindërore. Ky rast është motiv e shembull edhe për të tjerët.
Pastaj fjala ju dha kordinatorit të organizatës Shkëlzen Limani i cili pos tjerash potencoi se ka kalaur më shumë se një decade kur qëllimi angazhimeve tona ishte pjesmarrja, përfshirja, aktivizimi… Ndërsa tani jemi në nivelin e respektit, barazisë, gjithperfshirjes, përmirsimin e shërbimeve, kërkesë për cilësi dhe antidiskriminim.
Kurse Vlora, Pashtriku dhe Shermini nga perspektiva të ndryshme profesionale e përvoja krahasuese treguan për mundësite, iniciativat dhe aktivitetet që mund të realizohen në të ardhmen nga këndi i veprimtarisë joeveritare dhe bashkëpunimit me instituconet për ngritjen e cilësisë së shërbimeve.
Kurse Almin Shaqiri në cilësine e zëvendëskryetarit të komunës tregojë faktin se bashkëpunimi me sektorin joqeveritar e sidomos me Drejtorin për Inkluzion është sistematik dhe po shikohen mundësitë që disa nga shërbimet, projektet dhe nismat e vetqeverisjes lokale të bëhen me partneritet për të mirën e personave me aftësi të kufizura.
Mirënjohje dhe respekt të gjithë atyre që kontribuan e vazhdojnë të angazhohen në inkluzionin e personave me aftësi të kufizuara.