Përkufizimi terminologjik: Meqenëse aftësia e kufizuar nuk është një atribut që mund të identifikohet shpejt si gjinia, mosha,por është një ndërveprim kompleks e dinamik ndërmjet gjendjes shëndetësore të një personi dhe mjedisit fizik/social, është vërtetuar se është shumë e vështirë për t’u matur. Sipas OBSH-së, aftësia e kufizuar është një term ombrellë, që përfshin dëmtimet,
kufizimet në aktivitete. Dëmtimi është një problem në funksionin ose strukturën e trupit; një kufizim në aktivitet është një vështirësi që haset nga individi në kryerjen e një detyre ose veprimi; ndërsa kufizimi në pjesëmarrje është një problem i përjetuar nga një individ gjatë përfshirjes në situata jetësore. Si rezultat, aftësia e kufizuar nuk është thjesht një problem shëndetësor.
Ajo është një fenomen i ndërlikuar që reflektohet në ndërveprimin midis karakteristikave të trupit të një personi dhe karakteristikave të shoqërisë ku ai ose ajo jeton.
Sipas KDPAK, personat me aftësi të kufizuara përkufizohen si “ata individë me dëmtime fizike, intelektuale apo shqisore afatgjata të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efikase në shoqëri njejt si pjesa tjetër e shoqërisë”.
Ky përkufizim është shumë i rëndësishëm pasi ai e zhvendos fokusin nga ‘aftësia e kufizuar’ te sforcimi funksional i përjetuar nga personat me aftësi të kufizuara, si rezultat i pengesave me të cilat ata përballen në mjedisin e tyre.
KNF-ja e përkufizon Aftësinë e Kufizuar si: funksionim në fusha të shumta të jetës, thjesht të parit, ecja, larja, puna, të shkuarit në shkollë, aksesi në shërbimet sociale dhe shumë fusha të tilla përfshihen në këtë përkufizim.
Si shembull, individët mund të pyeten rreth dëmtimeve që mund të përfshijnë mungesën e shikimit, mungesën e dëgjimit, dëmtimin psikik, çrregullimin e të folurit e belbëzimin, paralizën etj.
Këto vlerësime janë përdorur gjerësisht në të shkuarën.
Më së fundmi, vlerësimet e kufizimeve funksionale fokusohet në kufizime të përjetuara me funksione të caktuara të trupit, si shikimi, ecja, dëgjimi, të folurit, ngjitja e shkallëve dhe ngritja ose mbajtja e peshave, pavarësisht nëse individi ka një dëmtim apo jo.
Si përfundim, vlerësimet e kufizimeve në kryerjen e aktiviteteve fokusohen në kufizimet për kryerjen e aktiviteteve të jetës së përditshme, si të larët ose të veshurit. Kufizimet në kryerjen e aktiviteteve mund të përfshijnë gjithashtu kufizimet në pjesëmarrje në aktivitete kryesore të jetës, si p.sh. dalja jashtë shtëpisë, vajtja në punë ose kryerja e punëve të shtëpisë (personat në moshë) dhe vajtja në shkollë ose të luajturit për fëmijët.